Guardiola: Gara për titullin e Premier Ligës është e hapur

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ishte i kënaqur me fitoren e tyre të thellë 4-0 në udhëtim te Brighton të enjten mbrëma.

City mori një fitore të lehtë te Brightoni falë dy golave të Kevin de Bruyne dhe nga një të Phil Foden dhe Julian Alvarez.

“Jap shumë merita sepse e njoh kundërshtarin me të cilin përballemi. Brighton ka qenë duke luftuar me shumë mungesa këtë sezon. Edhe pse ata ende luajnë me guxim dhe nuk dorëzohen kurrë, ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

I pyetur nëse titulli tani luftohet vetëm mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, trajneri e shtoi edhe Liverpoolin.

“Nuk është. Ajo që ndodhi me Liverpoolin, dy humbje radhazi, mund të ndodhë me Arsenalin, mund të ndodhë me ne. Ajo që është e rëndësishme është që ne ende jemi atje. Ka shumë lojëra për të luajtur”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Shtuar 26.04.2024 18:40