Gravina: Është koha për të provuar play-off në Serie A

Skenarin e play-off-it në Serinë A e rikthen Gabriele Gravina me deklaratat e tij.

Presidenti i federatës italiane, iu referua sërish kësaj mundësie pasi hera e parë që ky skenar kishte rënë në tavolinë ishte në kohën kur filloi koronavirusi dhe kishte pushim kampionati.

“Play-off? Mendoj se është koha për t’i provuar ato. Është një ndryshim i madh, sigurisht, por nuk duhet të na trembë. Në vitet 1990, për shembull, askush nuk besonte në tre pikët për fitore. Por u krijua. Dhe funksionoi mirë. Kështu mund të ndodhë edhe me play off-et, të cilat i shohim çdo vit në Lega Pro dhe Serie B. Dhe është një garanci suksesi, është një garanci e interesit që shfaqin njerëzit. “Do të ishte gabim të mos provosh play off-et në Serie, tha ai në deklaratat e tij. /albeu.com/

Shtuar 20.01.2022 17:02