Gianluigi Buffon ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Portieri i skuadrës së Parma, Gianluigi Buffon është në mesin e lojtarëve më të fundit që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Italiani është asimptomatik dhe qëndron i izoluar në shtëpinë e tij.
Buffon është vetëm një nga shumë raste pozitive të lajmëruara në futbollin italian javëve të fundit.
Ikona italiane është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mund të punojë me klubin si pasojë e protokolleve të sigurisë shëndetësore.