Gareth Bale po mendon pensionimin pas Euro 2020, Ancelotti shpresa e fundit

Zërat me origjinë nga Anglia, gjejnë konfirmim edhe te e përditëshmja spanjolle Marca. Gareth Bale po mendon të tërhiqet nga futbolli pas Euro 2020. Mesfushori nga Uellsi , pavarësisht rikthimit në stolin e Realit të Ancelottit, trajner me të cilin ka përjetuar sezonet më të mira në Madrid, ndihet i pamotivuar psikologjikisht, dhe ka dyshime serioze në lidhje me të ardhmen e tij në botën e futbollit, pavarësisht se është vetëm 32 vjec.

Vetë Ancelotti, në konferencën e prezantimit, nënvizoi se për Bale është e gjitha cështje motivimi, dhe nëse përqëndrohet të futbolli, mund të bëjë një sezon të madh. Ndërkohë vetë mesfushori, i pyetur në konferencën e shtypit para ndeshjes me Shqipërinë, testi i fundit për Uellsin para Europianit, preferoi ta driblojë çështjen duke u shprehur.

“E njoh Ancelottin, dhe jam ndier mirë me të në të kaluarën, por nuk po mendoj për të ardhmen time tani, kur të mbarojë Euro 2020 do të flasim dhe do të shohim”.

Bale ka ende një vit kontratë me Realin, që në rast tyë një tërheqje të tij sigurisht nuk do ti hapë probleme mesfushorit, duke qenë se kështu do të kursente plot 22 milionë euro që është edhe paga sezonale e uellsianit.


Shtuar 5.06.2021 16:39