Është djalë! Aktori i njohur shqiptar baba për herë të dytë (FOTO LAJM)

Aktori i njohur shqiptar Ernest Zymberi do të bëhet së shpejti baba për herë të dytë. Lajmin e kanë bërë të ditur burime për “Prive”.

Bashkëshortja e tij Lena është në javët e fundit të shtatzënisë. Dyshja do të bëhen prindër të një djali.

Kujtojmë se Ernesti dhe Lena kanë një vajzë të quajtur Mara, e cila ka ardhur në jetë në Tetor të vitit 2018.


Shtuar 5.06.2021 16:46