Gallatë në Korçë, “golin” e vetëm e shënon arbitri Laver Alla (VIDEO)

Pjesa e parë e ndeshjes Skënderbeu-Tirana përfundoi në barazim pa gola. Të dy ekipet tentojnë maksimumin në ndeshjen e sotme, por do e provojnë sërish në 45 minutat e dyta.

Një episod qesharak u regjistrua në minutat e fundit të pjesës së parë. Tirana ekzekutoi një goditje dënimi, topi u përplas në mur dhe më pas në kokën e arbitrit Laver Alla.

Arbitri lushnjar u rrëzua në fushë në tentativë për t’iu larguar topit. Ilaritet në fushë dhe stadium, teksa arbitri Alla ndaloi lojën për pak sekonda.

Shtuar 10.04.2021 02:04

Tags: , ,