Sulmuesi Sokol Cikalleshi nuk ishte në listën e kuqezinjve të publikuar nga Sylvinho për Euro 2024.
Një mungesë e tillë ka hapur debat përsa i përket zgjedhjeve të teknikut brazilian të Kombëtares.
Ditën e sotme ka ardhur reagimi i vetë lojtarit, i cili në rrjetet sociale me anë të një postimi shkruan:
“Fundi i një rrugëtimi
Rrugëtimet janë të bukura, me uljet dhe ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve, nëse gjërat i ke bërë si duhet, fundi është i lumtur, paçka se, jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën.
Ka qenë një krenari dhe emocion i papërshkrueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar të futbollit. Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë, është sa privilegj, aq edhe një përgjegjësi, e cila më ka bërë të përulur dhe mirënjohës ndaj çdokujt që besoi, ndaj çdokujt që më dha kurajo për të vazhduar, e padyshim, në mënyrë të veçantë ndaj çdokujt që brohoriti për mua”.