Fubtolli në zi, ndahet nga jeta ish-kapiteni i Brazilit të madh (EMRI-FOTO)

Ish-kapiteni i Brazilit në Kupën e Botës ’74, Marinho Perez Ulibari ka ndërruar jetën në moshën 76-vjeçare, si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga pneumonia.

Ish-qendërmbrojtësi i Barcelonës dhe Santosit u shtrua në spital një muaj më parë dhe sipas asaj që bashkëshortja e tij raportoi në rrjetet sociale, braziliani i kaloi tetë ditët e fundit të jetës i intubuar.

Ulibari mbërriti në Spanjë në kulmin e karrierës së tij, në moshën 27-vjeçare pasi luajti në Botërorin e Gjermanisë si kapiten i Seleçaos, që ishte kampion në fuqi dhe që u mund në gjysmëfinale nga Holanda.


Shtuar 19.09.2023 16:38