Formacionet zyrtare, Real Madrid – Man City: Guardiola dy ndryshime të mëdha

Real Madridi dhe Manchester City kanë publikuar formacionet zyrtare në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Këto dy ekipe do të takohen me fillim nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu” në atë që pritet të jetë një spektakël duke marrë parasysh formën e dy ekipeve.

Tekniku italian Carlo Ancelotti ka vendosur që si partner i Antonio Rudigerit në qendër të mbrojtjes të luajë me francezin Aurelien Tchouameni.

Në mesfushë Modric e nis nga banka rezervë, ndërsa sulmin ia ka besuar treshes Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham.

Guardiola në anën tjetër ka vendosur që vendin e Walker në formacion ta zë Manuel Akanji, ndërsa befasi nga tekniku spanjoll është lënia në bankën rezervë e Kevin De Bruynes dhe portierit Ederson.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Lunin, Mendy, Tchouameni, Rudiger, Carvajal, Camavinga, Kroos, Valverde, Bellingham, Vinicius, Rodrygo.

Man City: Ortega, Akanji, Stones, Dias, Gvardiol, Rodri, Kovacic, Bernardo, Foden, Grealish, Haaland. /Telegrafi/


Shtuar 9.04.2024 20:50