Formacionet zyrtare, Pochettino i beson nga fillimi yllit të Kombëtares

Është dita e Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka mundësinë sonte që të tregojë veten sesa vlen dhe të bindë drejtuesit e Chelseat për ta mbajtur në ekip, duke e hequr nga lista e mundshme e transferimeve në merkaton e janarit. Këtë gjë Broja mund ta tregojë në ndeshjen e Kupës FA ku Çelsi në shtëpi pret skuadrën e Prestonit, që militon në Championship.

Trajneri Poçetino e ka zgjedhur titullar 22-vjeçarin shqiptar, ku shpreseoht që sot të vijë edhe shpërthimi i tij. Të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet e këtij takimi. /panoramasport/


Shtuar 6.01.2024 17:59