Formacionet zyrtare: Arsenali dhe Bayerni startojnë me më të mirët në dispozicion

Arsenali dhe Bayern Munichu zhvillojnë ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Emirates Stadium”.

Arsenali synon të hakmerret për humbjet që u kishin shkaktuar Bavarezët, ndërsa cilësohen favorit për këtë takim.

Në anën tjetër, Bavarezët që do të jenë pa tifozë, do të synojnë të nxjerrin një rezultat pozitiv në Londër, më pas të synojnë kalimin tutje nga “Allianz Arena”.

Formacionet zyrtare:
Arsenal: Raya, White, Saliba, Gabriel, Kiwior, Odegaard, Jorginho, Rice, Saka, Martinelli, Havertz.

Bayern Munich: Neuer, Kimmich, Dier, De Ligt, Davies, Laimer, Goretzka, Musiala, Sane, Gnabry, Kane. /Telegrafi/


Shtuar 9.04.2024 20:52