Nuk mjaftoi lamtumira e Kloppit, nga Liverpooli po largohet edhe një super lojtar

Liverpooli dhe sulmuesi Luis Diaz po përballen në një udhëkryq këtë verë pasi një vendim pritet të merret nëse do të rinovohet kontrata e kolumbianit, apo do të shitet duke marrë parasysh interesimin e madh të Paris Saint-Germainit.

27-vjeçari ka shkëlyqer me fanellën e Liverpoolit që prej se u transferua nga Porto për 37 milionë euro në afatin kalimtar të janarit në 2022.

Ai ndan të njëjtin agjent, Raul Costa, me njërin prej kandidatëve të mundshëm për të pasuar Jurgen Kloppin në stol, Ruben Amorim.

Costa është lënë të kuptohet se ka udhëtuar për në Britani së fundmi për të vizituar klientin e tij dhe për të diskutuar të ardhmen e tij.

E pazakontë për një transferim i cili ka shkëlyqer në dy vitet e para në klub, Diaz ende nuk ka arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën e tij origjinale që e nënshkroi pas transferimit në klub.

Ai ende do të ketë edhe tri vite të mbetura në kontratën e tij pas përfundimit të këtij sezoni, edhe pse po llogaritet si më se e nevojshme që të dy palët të vendosin nëse ai do të qëndrojë për një periudhë afatgjatë apo do të largohet.

Sipas The Telegraph, PSG besohet se është njëri ndër klubet më të interesuara dhe gjithashtu Barcelona, por duke marrë parasysh situatën financiare të blaugranasve do të jetë e vështirë që ata të plotësojnë kërkesat financiare të Liverpoolit.

Kartoni i reprezentuesit kolumbian vlerësohet rreth 75 milionë euro nga Liverpooli.

Diaz kishte humbur shtatë muajt e parë të sezonit të kaluar për shkak të një lëndimi në gju, por tani këtë sezon po kalon në një formë të mirë, ndërsa deri tash numëron tetë gola dhe katër asistime në Ligën Premier, teksa ka asistuar edhe në pesë gola të tjerë në kompeticionet tjera. /Telegrafi/


Shtuar 9.04.2024 20:53