Formacionet e mundshme Milan-Inter (FOTO LAJM)

Të dielën luhet derbi i Milanos midis Milan dhe Inter në San Siro.

Supersfida e derbit pritet të jetë një ndeshje me shumë emocione dhe me një lojë të bukur dhe tensionuese gjithashtu.

Milan do të tentojë të marrë një fitore të vlefshme për të arritur vendin e parë. Inter nga ana tjetër kërkon 3 pikët për të ushtruar presion ekipeve që ndodhen para tij të cilët janë Napoli dhe Milan.

Të dy ekipet e Milanos po kalojnë një periudhë të mirë në fushën e lojës. Milan ende nuk ka humbur një ndeshje në Seria A edhe pse në Champions nuk po ndodh ajo që pritej.

Inter ka bërë shumë mirë ndeshjet e fundit duke fituar 3 radhazi.

Milan ndodhet në vendin e dytë me 31 pikë ndërsa Inter në vendin e tretë me 24 pikë./h.ll/albeu.com

Sipas “SportMediaset” këtp janë formacionet e mundshme:

 


Shtuar 5.11.2021 09:16