Flick i ka humbur besimin De Jongut pas refuzimit për të luajtur në Champions

Një raportim nga mediat spanjolle ka nxjerrë në pah përplasjet mes trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick, dhe mesfushorit holandez Frenkie de Jong, të krijuara pas ngjarjeve të fundit të sezonit të kaluar.

Të lidhura

None found

Gerard Romero, gazetari i njohur për informacionet rreth klubit katalanas, deklaroi të mërkurën se Flick nuk ka më besim te De Jongu.

Pika më e tensionuar e marrëdhënies së tyre ishte ndeshja e dytë e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, ku Atletico Madridi e nxori Barcelonën jashtë kompeticionit.

Sipas Romero, trajneri gjerman e kishte planifikuar mesfushorin holandez në formacionin titullar, pasi ai kishte marrë konfirmimin mjekësor për të zbritur në fushë. De Jongu, megjithatë, nuk pranoi të rrezikonte një rikthim të parakohshëm, duke shkaktuar një përplasje me Flickun.

Pas këtij episodi, raportet mes dy palëve janë rënduar ndjeshëm. Në këto rrethana, De Jongu po shqyrton mundësinë për t’u larguar nga Barcelona.

Aktualisht, holandezi po vijon rikuperimin nga një dëmtim i rëndë në gju, i pësuar gjatë grumbullimit me përfaqësuesen e Holandës në Kupën e Botës 2026.

Mesfushori po mendon gjithashtu për një operacion, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, pasi fillimisht dëshiron të përcaktojë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij në “Camp Nou”.


Shtuar 23.07.2026 13:33

matbetmatbetJojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet