Fjalët e Mancinit pas fitores ndaj Turqisë

Në fund të ndeshjes së fituar kundër Turqisë, trajneri i Italisë Roberto Mancini foli për Rai Sport :

“Ne zhvilluam një ndeshje të mirë edhe në pjesën e parë kur nuk gjetëm golin. Ndeshja nuk ishte e lehtë sepse ishte debutimi dhe Turqia është një ekip i fortë “.

Çfarë ndodhi sonte?

“Në këto ndeshje, gjithçka është e nevojshme. Kishim edhe ndihmën e publikut. Ne jemi të lumtur dhe ekipi luajti mirë.”

Një mesazh dërguar favoritëve?

“Italia luajti një lojë të mirë. Ishte e rëndësishme të filloje mirë në Romë dhe mendoj se është një kënaqësi për publikun dhe italianët.”

Çfarë sjell një mbrëmje si kjo?

“Ishte një mbrëmje e bukur, shpresojmë të ketë më shumë”.

Në Wembley?

“Është akoma herët. Janë shumë ndeshje përpara.”


Shtuar 11.06.2021 23:18