Fitorja ndaj një rivali direkt, Guardiola: Meritat i takojnë lojtarëve

Manchester City arriti të fitonte minimalisht ndaj Chelsea duke regjistruar kështu fitoren e 12 radhazi në kampionat dhe duke u shkëputur i vetëm në krye.

Pas ndeshjes për mediat foli trajneri spanjoll, Pep Guardiola ku meritat për këtë sukses të “citiozens” ia la vetëm lojtarëve.

“Ata (lojtarët e Manchester City_ janë fantastikë. I lë të gjitha meritat tek ta”, ka thënë Pep Guardiola.

“Më 1 dhjetor ishim një pikë prapa Chelsea, tani jemi kaq larg para”, shtoi trajneri spanjoll.

Manchester City shkon në kuotën e 56 pikëve, derisa Chelsea ka mbetur me 43 pikë. r.t/albeu.com


Shtuar 15.01.2022 16:35