Basha takim me të rinjtë: Fundshpinat e politikanëve janë salduar në karriget e pushtetit, e ndajnë Shqipërinë si plaçë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me të rinjtë demokratë në Tiranë ku ka folur për tranzicionin politik në Shqipëri.

Basha tha se politika shqiptare vijon të jetë në tranzicion për shkak se të njëjtën njerëz qëndrojnë në politikë në karriget e salduara.

“Tranzicion do të thotë të kalosh nga diktatura në demokraci, në liri. Është e drejta jonë, na e ka dhënë Zoti, s’na e merr askush, na e garanton ligji. Këto janë përgjegjësitë e politikës. Vendet që i hapin rrugë ndryshimet si përmes zgjedhjeve, ecin përpara. Vendet ku nuk i ndryshojë karriget, bëjnë sikur ikin dhe vijnë prapë, njëherë kryeministër, pastaj president, pastaj prapë kryeministër janë vende ku qytetarët nuk i gëzojnë këto liri. Aty jo vetëm që nuk ka dritë në fund të tunelit, por ka kthim prapa. Ne duhet të lëvizim përpara dhe i kemi të gjitha shanset të lëvizim përpara. Sa të rinj kemi sot anë e mbanë Shqipërisë të cilët me gjithë këto kushte të vështira nuk e kanë humbur shpresën te vendi i tyre, sa të tjerë kemi jashtë Shqipërisë që nuk dallojnë nga bashkëmoshatarët e tyre jashtë të lindur e rritur me lugë floriri. Çfarë mundësish mund t’ju ofrojë politika të rinjve shqiptarë? Në radhë të parë, të mos saldohet në karrige, të lejojë qarkullimin e elitave, të lejojë që gjërat të ecin përpara. Motivi im i vetëm për këtë beteje, që jeni ju, është që rinia të ketë sukses të mos kthehemi në tranzicion, te karriget e salduara, të fund shpinave të politikanëve të salduara të të njëjtin rresht të parë të karrigeve ku ndajnë Shqipërinë si plaçkë. Ajo që di është se forca më e madhe për t’i dhënë fund tranzicionit është rinia”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 15.01.2022 16:35