Kosova ka avancuar me një pozicion në klasifikimin botëror të FIFA-s pas triumfit 1-0 ndaj Irlandës.
Të lidhura
None found
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” siguruan tri pikë të vlefshme, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes ishin superiorë ndaj kundërshtarit, edhe pse rezultati përfundimtar mbeti minimal.
Suksesi i mundësoi Kosovës të parakalojë Bolivinë dhe të ngjitet në vendin e 77-të. Një pozicion më lart ndodhet kundërshtari i radhës, Austria, ndërsa pas saj renditet Izraeli.
Përfaqësuesja e Kosovës ka mundësi të grumbullojë edhe më shumë pikë nëse arrin rezultat pozitiv përballë Austrisë, e cila pozicionohet e 23-ta në botë.
Edhe Shqipëria ka shënuar përparim në renditje, pasi Hondurasi u mposht befasishëm në shtëpi nga Surinami. Si rrjedhojë, kuqezinjtë tashmë renditen në vendin e 66-të.
Shqipëria do të luajë të shtunën kundër Bjellorusisë, në një takim ku fitorja është e domosdoshme. Ndërkohë, Kosova ka udhëtuar drejt Austrisë dhe nesër, në orën 18:00, do të përballet me përfaqësuesen austriake.
