Fitoi Nations League, Franca vendos një rekord interesant

Fraca ia doli të triumfonte me përmbysje përballë Spanjës në finalen e Nations League i cila u luajt në “San Siro”.

Edhe pse fillimisht ishin në disavantazh, “gjela” ia dolën  me Benzema dhe më pas me Mbappe për të kthyer rezultatin në favor dhe për tu shpallur për herë të parë kampionë e këtij kompeticioni.

Duke triumfuar në Ligën e Kombeve, Franca bëhet kombëtarja e parë që ka fituar të gjithë  trofetë ndërkombëtarë të mundshëm, Kampionatin Europian, Kampionatin Botëror, Nations League dhe Kupën e Konfederatave.

Qëllimi i radhës është përsëritja e suksesit të 4 viteve më parë në “Katar 2022”. /albeu.com


Shtuar 11.10.2021 09:15