“Finalja e Euro 2020 do jetë e fundit”, Shakohoxha i jep fund komentit të ndeshjeve

Komentatori i ndeshjeve të futbollit, Dritan Shakohoxha, mesa duket do të largohet nga ushtrimi i këtij, profesioni që ka bërë vite me radhë.

Lajmin e ka bërë vet me dije vetë Shakohoxha në emisionin “Euro Magjia”, në RTSH, ku ka bërë me dije se gjysmëfinalja dhe finalja e Euro2020 do jenë dy ndeshjet e fundit që do të komentojë.

Goditi me Italinë, lepuri Kendi parashikon Danimarkën në finale, a do t’ja qëllojë?

“Kjo do të jetë ndeshja e parafundit që komentoj. Finalja e të dielës së ardhshme do jetë komenti im i fundit. Vjen një ditë që duhet ta lësh edhe atë që dashuron më shumë, në një mënyrë apo tjetër”-u shpreh komentatori.

Shakohoxha këtë vit kaloi në RTSH duke komentuar sfidat e Euro2020 ku dhe duket ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga ky profesion.

Shtuar 8.07.2021 16:31