“Fiket” Broja në momentin e tij më të mirë, e konfirmon tranjeri

Armando Broja dëmtohet në kulmin më të mirë të tij.

Pasi shënoi dy gola në dy ndeshje si titullar me Southampton, sulmuesi ynë i kombëtares është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm ndaj Ëatford.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë tekniku austriak , që në një konferencë për shtyp deklaroi se sulmuesi 20-vjeçar nuk do të jetë në dispozicion.

 

“Ai dëmtoi kyçin e këmbës kur shënoi ndaj Burnleyt dhe nuk është rikuperuar ende, ndaj nuk do të udhëtojë me skuadrën nesër. Më vjen keq që ndalet në këtë moment, pasi ishte në formë të mirë fizike dhe mbi të gjitha mendore, megjithatë besoj që ky pushim, do ta ndihmojë të rikuperohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Hasenhuttl./H.LL/albeu.com


Shtuar 29.10.2021 15:42