Kini kujdes! Muaji i Akrepit do të jetë i errët për këto tre shenja të Zodiakut

Sezoni i Akrepit nis më 23 tetor dhe do të sjellë ndryshime të dukshme për shenjat e zodiakut.

Akrepi është një shenjë uji që ka të bëjë me sigurinë emocionale dhe privatësinë. Energjia e kësaj shenje mund të shfaqet ndryshe për çdo person. Por këto shenja të horoskopit mund të themi që do i presin ditë të errëta:

Dashi

Marrëdhëniet që mund të keni filluar gjatë sezonit të Peshores tani do të vendosen në provë. Ndërsa fillon sezoni i Akrepit, sigurohuni që të reflektoni se si ndiheni me këtë person. A mund t’u besohet atyre? A do t’i respektojnë kufijtë tuaj personal? Si një shenjë e drejtuar nga Marsi, ju e merrni pavarësinë tuaj shumë seriozisht, dhe një partner që e respekton këtë është çelësi. Ky sezon ka të ngjarë të tensionojë dinamikën e marrëdhënies tuaj, por vetëm për të siguruar që mund t’i rezistojë testit të kohës.

Binjakët

Sezoni i Akrepit është koha e përsosur për ju që t’i jepni përparësi organizimit dhe do t’ju japë shtytjen që ju nevojitet në drejtimin e duhur. Energjia fikse e këtij sezoni po ju inkurajon t’i jepni përparësi rutinave tuaja të shëndetshme edhe nëse filloni të mërziteni ose humbni interesin. Është e rëndësishme për ju që të mbani një kontroll të fortë mbi përgjegjësitë tuaja, por sigurohuni që të mos e teproni.

Shigjetari

Ju keni patur një jetë sociale të larmishme kohët e fundit , por sezoni i Akrepit do t’ju kërkojë që të ngadalësoni ritmin për të pushuar.

Në mënyrë që të vazhdoni të përhapni mençurinë dhe njohuritë tuaja, ju duhet të kaloni kohë të mjaftueshme vetëm, dhe të kujdeseni për veten, qoftë duke lexuar, medituar ose shkruar në ditar. Ndërsa kjo nuk do të jetë koha më sociale e vitit për ju, është e nevojshme që të shtypni pauzën në mënyrë që të plotësoni nevojat tuaja.


Shtuar 29.10.2021 15:44