FIFA vigjilente, Xhaka rrezikon të ndëshkohet për fanellën me shkrimin “Jashari”

Fanella e veshur nga Granit Xhaka pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, po bën bujë.

Lojtari me origjinë nga Kosova festoi fitoren dhe kualifikimin në 1/16 në Kupën e Botës me një fanellë të veshur e cila kishte mbishkrimin “Jashari”, e cila mendohet se i përket një ish-komandantit të UÇK-së, i vrarë nga forcat serbe.

Pavarësisht justifikimeve të Xhakës, të cilat ai u përpoq t’i sqaronte duke shpjeguar se ai nuk ka qëllim politik, por dëshiron t’ia kushtojë fitoren futbollistit Ardon Jashari.

FIFA dyshohet se po monitoron rastin dhe sipas “Associated Press”, mesfushori mund t’i nënshtrohet një hetimi nga trupi gjykues, i cili gjithashtu mund të çojë në një skualifikim./ h.ll/albeu.com


Shtuar 3.12.2022 22:21