FFM përfundon aktivitetet dhe kompleton fushën hibride në “Todor Proeski”

Fushë me standartin më të ri dhe të fundit sipas UEFA-së në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Punimet kanë marrë fund dhe Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka kompletuar fushën e re hibride dhe të njejtën ia ka dorëzuar Shoqërisë Aksionare për ndërtim dhe menaxhim të hapësirës banesore dhe afariste.

“Ky investim nënvizon angazhimin tonë për të ofruar kushtet më të larta të lojës për ndeshjet ndërkombëtare dhe klube dhe rithemelon arenën tonë si një vend kryesor për futbollin në të gjitha nivelet. Shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë ata që u përfshinë në realizimin e këtij projekti”, ka thënë mes tjerash presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

Fusha e re është e kombinuar me barin natyral dhe materiale sintetike moderne, duke siguruar qëndrueshmëri dhe elasticitet të shkëlqyeshëm. Mjetet për fushën e re të stadiumit “Todor Proeski” janë siguruar plotësisht nga FFM përmes projektit “Hat-Trick” të UEFA-së për infrastrukturën e futbollit./Telegrafi/


Shtuar 1.03.2024 20:34