FFF cakton 28 korrikun për prezantimin e Zinedine Zidane si trajner të Francës

Federata Franceze e Futbollit (FFF) bëri të ditur këtë të enjte se Zinedine Zidane do të prezantohet si trajneri i ri i kombëtares franceze në një konferencë për shtyp, të planifikuar për të martën, më 28 korrik.

Zidane pritet të marrë drejtimin e ekipit pas Didier Deschamps, i cili u largua në përfundim të Kupës së Botës 2026.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të federatës, prezantimi i trajnerit të ardhshëm të Francës do të zhvillohet të martën e javës së ardhshme.

“Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, do të mbajë një konferencë për shtyp këtë të martë, më 28 korrik 2026, duke filluar nga ora 11:00 në selinë e FFF-së”, thuhet në komunikatë.

Po atë mëngjes do të zhvillohet edhe një mbledhje e jashtëzakonshme e Komitetit Ekzekutiv, pas së cilës Philippe Diallo do t’u prezantojë mediave trajnerin e ardhshëm të kombëtares franceze.

Kështu, periudha e Zidanes në stolin e “Les Bleus” është pranë nisjes, pas eliminimit të dhimbshëm në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 dhe disfatës kundër Anglisë në takimin për vendin e tretë.


Shtuar 23.07.2026 11:39

matbetmatbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişkingroyalgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibom