Festoi dje ditëlindjen, Pele ka një mesazh për të gjithë

Legjenda e Brazilit, Pele, festoi ditën e djeshme 82-vjetorin e lindjes.

Ish-futbollisti brazilian, i cili është një nga më të mirët e të gjitha kohërave pavarësisht problemeve shëndetësore, duket në formë të mirë dhe ka dashur t’i dërgojë botës një mesazh për ditëlindjen përmes Instagramit.

“Në ditëlindjen time, dua vetëm të shpreh mirënjohjen time. Jeta është e bukur. 82 vitet e mia me familjen time, me shëndet të mirë, janë dhurata më e mirë. Faleminderit për gjithçka që kam marrë”, ka thënë Pele në mesazhin e tij./ h.ll/albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pelé (@pele)


Shtuar 24.10.2022 12:19