Ferguson konfirmon se nuk ka ndenjur “duarkryq” për kthimin e Ronaldo-s në ‘Old Trafford: Nuk mund ta shihja te City

CR7 nuk mund të bënte më mirë në ndeshje e tij të parë me Man United 12 vjet pasi e la për Real Madridin.

Portugezi çoi në piedestal tifozët e “Djajve të Kuq” me dy gola të shënuar ndaj Newcastle. Mjaft i kanaqur u duk në shkallët e stadiumit edhe Ferguson i cili ka konfirmuar se ka kontribuar për rikthimin e 36 vjeçarit  i cili ishte një hap larg kalimit të rivalët e City-t.

 

“Jam i emocionuar si gjithë të tjerët. Është një ditë e madhe për Manchester United. Shumë njerëz luajtën një rol (për ta rikthyer) dhe unë kontribuova duke e ditur se Cristiano vërtet donte të vinte këtu. Ishte e rëndësishme. Bëri shumë mirë. Nuk do të thoja se është prekëse, por është emocionuese për mua dhe një lehtësim sepse nuk mund ta imagjinoja që ai të luante për Manchester City, ” tha Ferguson në një intervistë me” Viaplay” pak para takimit.


Shtuar 12.09.2021 23:32