Patris Evra flet gjithmonë hapur. Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe i kombëtares franceze iu referua homoseksualitetit në botës e futbollit, një temë që vazdon të jetë tabu për shumë njerëz.
Ai e ka bërë këtë gjë duke folur për “Le Parisien” me rastin e publikimit të autobiografisë së tij “I Love This Game”.
“Në futboll, nësi thua je homoseksual, ka mbaruar”, ka thënë Evra, i cili ka kujtuar se kjo gjë ka ndodhur që kur ai ishte futbollist. “Kur isha në Angli, ata sollën një person që t’i fliste ekipit për homoseksualitetin. Disa nga shokët e mi thanë: ‘Është kundër fesë sime, nuk ka një homoseksual në këtë dhomë zhveshje, ai duhet të largohet nga këtu’. Në atë moment i thashë: ‘Le ta mbyllim gojën të gjithë’. Mund ta imagjinoni? Unë kam luajtur me lojtarë që ishin homoseksualë… Një nga një, ata u hapën me mua sepse kanë frikë të flasin për këtë në një mënyrë tjetër. Ka të paktën dy lojtarë për çdo klub që janë homo. Por në botën e futbollit, nëse e thua këtë, ka mbaruar”, përfundon francezi. r.t/albeu.com