Inter ka gati obligacionin e ri, një operacion 425 milion euro

Sipas ‘Il Sole 24 Ore’, Interi ka përcaktuar madhësinë e emetimit për të rifinancuar borxhin dhe po punon me Goldman Sachs dhe Rothschild për vendosjen e obligacionit të ri që do të jetë 425 milionë euro.

Qëllimi, sqaron gazeta, është rifinancimi i obligacionit që maturohet në dhjetor 2022 si dhe një linjë kredie prej 50 milionë eurosh.

Ideja e klubit, për sa i përket kohës, do të ishte mbyllja e operacionit deri në fund të janarit, por ka mundësi që koha e nevojshme të jetë më e gjatë, pavarësisht prezencës së presidenit Zhang në Milano./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 12.01.2022 11:03