EURO 2020/ Spanja e mbyll në avantazhin minimal pjesën e parë ndaj Polonisë (VIDEO)

Ka përfunduar pjesa e parë mes Spanjës dhe Polonisë në “Estadio de La Cartuja”.

Skuadra e drejtuar nga Enrique ka shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin minimal.

Ishte Morata lojtari që shënoi golin e parë në këtë sfidë dhe golin e parë për Spanjën në këtë kompeticion në minutën e 25’.

Shanset nuk kanë munguar për të dyja ekipet. /albeu.com/


Shtuar 19.06.2021 21:49