Brazil, më shumë se gjysmë milioni vdekje nga COVID-19

Brazili ka kaluar pragun e gjysmë milioni vdekjeve të shkaktuar nga Covid-19. Raportet e shtypit lokal, bazuar në të dhënat nga departamentet e shëndetit shtetëror, thonë se Brazili tani ka 500,022 viktima.

Brazili deri më tani ka konfirmuar 17,822,659 raste ndërsa vaksinimi vazhdon ngadalë. Në rreth 5 muaj të fushatës, më pak se 12% e popullsisë tashmë ka marrë të dy dozat.

Shënimi i më shumë se 500,000 viktimave solli protesta kundër Presidentit Jair Bolsonaro, i akuzuar se nuk ka luftuar pandeminë dhe se ka favorizuar qarkullimin e virusit./albeu.com


Shtuar 19.06.2021 22:09