EURO 2020/ Lojtarët e Serie A kanë shënuar më së shumti gola

Futbollistët ku luajnë në ligën italiane Serie A, janë më të mirë pranë portës kundërshtare. Këtë e thonë edhe statistikat e fundit nga Kampionati Europian EURO20.

Gjithsej deri tani janë luajtur 44 ndeshje dhe janë shënuar 123 gola. Nga ky numër, 30 janë shënuar nga lojtarët që luajnë në klubet e Serie A.

Me 26 gola në vendin e dytë radhitet liga gjermane Bundesliga, kurse ajo e Anglisë, Premierliga në pozitën e tretë me 23 gola.

Një numër befasues është ai i La Ligas, ku në 123 golat e shënuar gjithsej në EURO20, lojtarët që luajnë në ekipet spanjolle kanë shënuar vetëm 8 gola.

Kujtojmë që golashënuesi më i mirë deri më tani në EURO20 është futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo me 5 gola.


Shtuar 30.06.2021 18:09