Është në super formë, Thiago Silva dhe Chelsea gati të negociojnë rinovimin

Thiago Silva mbërriti në Londër në një merkato shumë të ndezur verore për Chelsean të atëhershëm të Frank Lampard . Qendra braziliane erdhi nga dora e Timo Werner, Hakim Ziyech dhe Kai Havertz , ndër të tjera, dhe nënshkroi për një sezon me një opsion për një tjetër.

Pas shkarkimit të Lampard në fillim të vitit, zëvendësuesi i tij,  Thomas Tuchel, e ka bërë  Chelsean një nga skuadrat më të forta në Evropë, dhe një shkak për këtë është lidershipi dhe fuqia mbrojtëse e Thiago Silvës . Braziliani është në formë të pabesueshme dhe ndihet shumë mirë në klub, me tifozët dhe me atmosferën në dhomën e zhveshjes dhe dëshiron të vazhdojë kontratën e tij, e cila përfundon këtë sezon , edhe një vit, deri në vitin 2023 .

Sipas Fabrizio Romano , edhe Chelsea do të pajtohej me rinovimin dhe të dyja palët do të ulen në ditët në vijim për të negociuar variablat ekonomike. /albeu.com


Shtuar 25.11.2021 15:41