Është kthyer në një element të rëndësishëm për skuadrën, United i zgjat kontratën Cavanit

Uruguajani Edinson Cavani do të vazhdojë eksperiencën e tij te Manchester United.

33 vjeçari ka mahnitur me paraqitjet e tij që nga transferimi i tij në “Old Trafford” edhe pse transferimi i tij te United hasi jo pak kundërshti.

Cavani ka shënuar 9 gola në Premier League dhe 5 gola në Europa League.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Cavani ka nënshkruar kontratën e re me Manchester United.

Cavani ka nënshkruar kontratë deri në fund të vitit 2022 me opsion zgjatje edhe për një vit tjetër.


Shtuar 10.05.2021 15:26