Trabzonspor konfirmoi vetëm pak orë më parë largimin nga detyra të trajnerit Fatih Tekke. Klubi turk mori këtë vendim drastik pas humbjes 2-1 ndaj Amedspor, të regjistruar dje në kampionat.
Të lidhura
None found
Pas shkarkimit të papritur, reagoi edhe sulmuesi shqiptar i Trabzonspor, Ernest Muçi, i cili publikoi një fotografi ku shfaqej përkrah Tekke.
“Faleminderit dhe gjithë të mirat”, shkroi Muçi krahas fotos. Tekke kishte marrë drejtimin e Trabzonspor në mars të vitit 2025 dhe qëndroi në stol për 62 ndeshje.
