Ernest Muçi pritet ngrohtësisht nga tifozët e Trabzonspor në aeroport

Trabzonspor do ta nisë sot aventurën në Conference League për sezonin 2026-2027, me sfidën në transfertë ndaj KuPS.

Siç raportojnë mediat turke, Ernest Muçi ishte në aeroportin e Trabzonit së bashku me skuadrën, për t’u nisur drejt Finlandës, ku do të luhet përballja. Në këtë moment, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është rrethuar nga tifozë të Trabzonspor, të cilëve u ka dhënë autografe dhe me të cilët ka realizuar fotografi.

Të lidhura

None found

Interesi i tifozëve tregon se Muçi është shndërruar në një prej futbollistëve më të preferuar të ekipit turk. Sulmuesi shqiptar duket se po ua kthen këtë mbështetje me paraqitje të mira dhe gola të jashtëzakonshëm.