Eriksen mesazh lojtarëve të Danimarkës: Jam krenar për ju

Gazeta italiane, “Gazzetta dello Sport”, raporton se mesfushori Christian Eriksen ka dërguar mesazh në grupin e Whatsapp te bashkëlojtarët e Danimarkës pas fitores ndaj Republikës Çeke.

Eriksen ra pa ndjenja në ndeshjen e parë ndaj Finlandës, pas një arresti kardiak, por fatmirësisht doli të shpëtojë.

Sipas Gazetta dello Sport, 29-vjeçari ka dërguar mesazh te bashkëlojtarët pas fitores 2-1 ndaj Republikës Çeke dje.

Eriksen shkroi: “Jam krenar për ju”, me Danimarkën që tani në gjysmëfinale do takohet me Anglinë.

Fituesi i kësaj ndeshje, do arrijë në finale të “Euro 2020”, ku do takohet me fituesin e takimit Itali – Spanjë.

Shtuar 4.07.2021 17:56