Humbje e madhe në familje! Ditë zie për Oriola Marashin (FOTO LAJM)

Oriola Marashi  ka humbur ditën e sotme një nga njerëzit e saj më të shtrenjtë. Modelja ka zbuluar se gjyshi i saj është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë Oriola përmes një postimi prekës në Instagram. Ajo ka publikuar foton e një shiriti të zi dhe ka shkruar disa fjalë për gjyshin e ndjerë.

“U prehsh në paqe gjyshi im”, ka shkruar Oriola shoqëruar me emojin e një fytyre të trishtuar dhe duke qarë.

Kujtojmë se Oriola Marashi prej kohësh ndodhet larg Shqipërisë. Modelja e njohur ka qenë e angazhuar gjithë këto kohë me punë jashtë Shqipërisë, kryesisht në Spanjë, duke qenë pjesë e markës Guess.

Largësia nga Shqipëria u bë shkak për krisjen e marrëdhënies së saj me futbollistin Eros Grezda. Edhe miqtë e dyshes konfirmuan se Oriola dhe Erosi ishin ndarë, duke prishur në këtë mënyrë planin që kishin bërë për martesë. Sipas raportimeve, arsyeja e prishjes së fejesës së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën si modele.

Mirëpo para disa jvësh ata lanë të kuptohet se janë bashkuar sërish me njëri-tjetrin. Oriola dhe Eros kanë nisur të ndiqen sërish në Instagram, duke treguar në këtë formë se nuk mund të qëndrojnë të ndarë nga njëri-tjetri.

Shtuar 4.07.2021 17:47