Erik ten Hag flet hapur për të ardhmen te Man United

Duke cituar gazetën AS, trajneri i Ajax, Erik ten Hag, ka folur për mundësinë që të marrë frenat e Manchester United.

“Për momentin, unë jam duke punuar vetëm me Ajax-in dhe nuk kam asnjë mendim tjetër për të ardhmen. Jo, informacioni nuk është i vërtetë (lidhje me Man United). Ne flasim anglisht në klub sepse ka shumë lojtarë të huaj në Holandë dhe tashmë janë të arsimuar në anglisht”, theksoi ai. /albeu.com/


Shtuar 16.03.2022 11:58