Emery: Të stërvitësh lojtarë si Neymar dhe Mbappe është e vështirë

Trajneri i Villarrealit, Unai Emery, beson se angazhimet e jashtme ndonjëherë i detyrojnë yjet e futbollit të humbasin fokusin e tyre në sport.

I pyetur nëse është e vështirë të stërvitësh një ekip me lojtarë elitarë si Kylian Mbappe dhe Neymar, ish-trajneri i Paris Saint-Germain shpjegoi se yjet e futbollit mund të rrethohen nga disa shpërqendrime që mund të ndikojnë në produktivitetin e tyre.

“Është e vështirë të stërvitësh siç duhet, sepse duhet të punosh edhe në futboll”, tha Emery për “TNT Sports”.

“Për atë që do të thotë të kesh ata futbollistë që kanë kaq shumë gjëra rreth tyre, duhet të përpiqesh të fokusohesh shumë te futbolli.

“Lojtarët e bëjnë këtë, por dikush mund të ketë shumë detyrime të tjera të jashtme që ndonjëherë i largon nga futbolli.

“Por është kënaqësi të punosh me lojtarë të atij niveli”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.02.2022 10:32