Elena Sadiku është përfshirë në listën e të nominuarave për çmimin e trajneres më të mirë të vitit në futbollin e femrave, pjesë e garës për “Topin e Artë”.
Të lidhura
None found
Nominimi përbën një vlerësim të rëndësishëm për 32-vjeçaren kosovare, e cila gjatë viteve të fundit ka fituar reputacion si një prej trajnereve më të spikatura në futbollin evropian.
Aktualisht, Sadiku është në drejtimin e skuadrës suedeze Hacken. Përpara kësaj detyre, ajo drejtoi Celticun në Skoci, ku zhvilloi një periudhë të suksesshme.
Në garë me të janë Jonatan Giraldezi i Lyonit, Andree Jeglertzi i Manchester Cityt, Nils Nielsen i Japonisë dhe Pere Romeu i Barcelonës.
Sadiku është e vetmja trajnere femër mes emrave të nominuar, një element që i jep edhe më shumë peshë kandidaturës së saj.
Gjatë kohës në krye të Celtic, ajo fitoi Premier Leaguen skoceze dhe u bë pjesë e historisë së klubit.
Më pas, pas përfundimit të aventurës në Skoci, kosovarja mori drejtimin e Hackenit në Suedi, me të cilin vijoi rezultatet pozitive dhe triumfoi në garën Europa Cup.
