Elanga për CR7: Ai mbetet  një burim frymëzimi

Anthony Elanga i është përgjigjur Cristiano Ronaldos, i cili kishte akuzuar të rinjtë e Manchester United se nuk kishin mentalitet fitues si ata me përvojë.

“Unë mendoj se Cristiano u referohet të rinjve në përgjithësi. Unë përsonalisht jam gjithmonë 100% i foklusuar në atë që po bëj dhe të gjithë të rinjtë në United përpiqen të dëgjojnë ata më me përvojë.

Cristiano më ndihmoi në fushë dhe jashtë saj. Ai është një burim frymëzimi, për mua dhe për të gjithë të rinjtë. Për mua mbetet Cristiano Ronaldo, asgjë nuk ka ndryshuar”, tha 20-vjeçari i Manchester United./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.11.2022 13:08