Elbasani drejt ndarjes me Olberkis dhe Azemovic, verdheblutë humbasin 650 mijë euro vlerë në mbrojtje

Elbasani pritet të ndahet me Sigitas Olberkis dhe Emir Azemovic, të cilët tashmë konsiderohen pranë largimit nga skuadra. Kontratat e dy qendërmbrojtësve mbyllen më 30 qershor dhe “Newsport.al” raporton se nuk do të ketë rinovim.

Edhe pse klubi kishte shfaqur dëshirën për t’i mbajtur në ekip, të dy futbollistët kanë vendosur t’i japin fund eksperiencës së tyre me verdheblutë.

Të lidhura

None found

Azemovic iu bashkua elbasanasve në gusht të vitit 2024, pas largimit nga Novi Pazar. Ndërkohë, lituanezi Olberkis u afrua nga FA Siauliai në janar të vitit të shkuar.

Me mbylljen e aventurës së këtyre dy mbrojtësve, te Elbasani ndizet alarmi për repartin difensiv, pasi tashmë klubi duhet të nisë nga puna për të gjetur zëvendësuesit e tyre.

Sipas “Transfermarkt”, Olberkis vlerësohet me 400 mijë euro, ndërsa Azemovic me 250 mijë euro. Në total, Elbasani humbet dy lojtarë me vlerë të përbashkët 650 mijë euro.


meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabet