Letra emocionuese e Yan Diomande për motrën e tij që u nda nga jeta

Yan Diomande, futbollisti nga Bregu i Fildishtë, ka emocionuar publikun me një letër të ndjerë për motrën e tij të ndjerë, Roxane, të cilën e publikoi në platformën The Players’ Tribune.

Në këtë rrëfim personal, ai sjell në vëmendje vitet e fëmijërisë së tyre, që ndonëse të thjeshta, ishin të mbushura me dashuri dhe ngrohtësi familjare.

Të lidhura

None found

“Ne nuk e dinim çfarë ishte pasuria apo varfëria. Ne njihnim vetëm lumturinë”, shkruan ai.

Mes kujtimeve që veçon më shumë janë ato të kohës kur nisi të ëndërronte një të ardhme si futbollist profesionist.

“A të kujtohet kur dikush më bleu një fanellë të rreme të Manchester United dhe unë shkrova ‘Ronaldo 7’ në shpinë me marker? Apo kur mora këpucët e mia të para të futbollit dhe flija me to?”, kujton Diomande.

Ai tregon se lidhjen me origjinën e tij e ka ruajtur të fortë edhe falë Roxane, e cila i qëndroi pranë pa kushte që në fillimet e rrugëtimit të tij.

“Ishe vetëm 10 vjeçe dhe tashmë ishe agjentja ime”, shkruan ai me emocion.

Rruga e tij drejt futbollit profesionist, sipas Diomande, ishte e vështirë dhe e mbushur me sprova. Ai provoi te disa klube si Bournemouth, Chelsea, Rangers, Olympiacos dhe Crystal Palace, duke kaluar periudha pasigurie dhe vështirësish.

Edhe në ato momente, Roxane nuk reshti së mbështeturi atë, pavarësisht dyshimeve të të tjerëve.

“Ti ishe personi që nuk pushoi kurrë së besuari tek unë.”

Një kthesë e madhe në jetën e tyre ndodhi në çastin kur ai firmosi kontratën me CD Leganés.

“Pak javë më vonë nënshkrova për Leganés dhe qamë, por këtë herë nga lumturia”, kujton futbollisti.

Në pjesën më të dhimbshme të letrës, ai ndalet te çasti kur mori lajmin tragjik për humbjen e motrës. Diomande kujton një telefonatë që thotë se nuk do ta harrojë kurrë, kur iu bë e ditur se Roxane kishte vdekur pasi dikush dyshohet se i kishte hedhur një substancë në pije gjatë një feste.

Roxane humbi jetën në moshën 15-vjeçare, duke lënë pas një boshllëk të thellë në jetën e futbollistit.

Pavarësisht kësaj dhimbjeje, Diomande shprehet se çdo arritje vazhdon t’ia kushtojë motrës së tij. Me ndjenjë ai përmend debutimin kundër Real Madrid, si edhe çastin kur ndërroi fanellën me Kylian Mbappé.

“Ti gjithmonë thoje se mund të bëhesha më i mirë se Cristiano. Edhe kur nuk kisha këpucë të vërteta futbolli, u thoshe të gjithëve: ‘Vëllai im do të bëhet më i miri në botë’”.

Në mbyllje të letrës, futbollisti i drejton motrës së ndjerë një premtim prekës: “Do të të vërtetoj se kishe të drejtë. Do të bëj gjithçka për të realizuar ëndrrën që kishe për mua. Çdo sukses që arrij në futboll do të jetë për ty”.


meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabet