Dinamo synon tjetër goditje në merkato, në plan mbrojtësi i ri i Alban Bushit

Dinamo po vijon me ritëm të lartë lëvizjet në merkato, teksa objektivi është ndërtimi i një skuadre sa më konkurruese për ndeshjet e Conference League, por edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas burimeve të Newsport.al, vëmendja e drejtuesve këtë herë është përqendruar te Fabjan Përndreca, mbrojtësi i majtë i Bylisit.

Të lidhura

None found

Aktualisht, mësohet se klubi po shqyrton mundësinë për ta marrë 19-vjeçarin në huazim, me synim aktivizimin e tij në sfidat kualifikuese europiane që i presin “blutë”. Gjithsesi, nuk përjashtohet që kontaktet mes palëve të vazhdojnë edhe për një marrëveshje që do ta mbante lojtarin në ekip përtej kësaj faze.

Gjatë sezonit të fundit me ballshiotët, Përndreca u aktivizua në 32 ndeshje, realizoi 1 gol dhe dha 5 asiste. Ndërkohë, te Kombëtarja U-21 ai konsiderohet një nga “benjaminët” e trajnerit Alban Bushi, me 9 paraqitje gjithsej.


meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobet