Berisha: Rama po përgatit arratisjen e Belindës drejt Greqisë, qytetarët dhe rinia janë derdhur rrugëve të Shqipërisë, s’janë fashistë, por kundër diktaturës

Ditën e sotme 18 qershor 2026, kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzoi nga foltorja e Kuvendit kryeministrin Edi Rama, se e ka kthyer Shqipërinë në diktaturë dhe i cilëson protestuesit paqësorë si fashistë apo antitrampisë, ndërsa vetë është i lidhur me narkoshtetin.

Ai nënvizoi se Rama po i përgatiste arratisjen ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar dhe e pandehur nga SPAK-GJKKO.

Të lidhura

None found

“Janë 18 ditë të papara në historinë e Shqipërisë. Kurrë më parë shqiptarët nuk janë derdhur kaq shumë rrugëve të Shqipërisë. Kjo është përgjegjësia më e lartë para asaj të zotit, përgjegjësia qytetare. Qytetarë dhe rinia shqiptare kanë mbushur sheshet e Shqipërisë, kurrë si lëvizje fashiste, antisemite apo antitrampiste, jo dhe jo, ata kanë mbushur rrugët dhe sheshet kundër një diktature totalitare, që shkelmon dhe zvarrit të drejtat e njeriut dhe qytetarët paqësorë, kundër një diktature autoritare që ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e vetëm në Evropë. A e kuptoni se si jeni ju tani, unë ju shoh si i keni pozicionet në piramidën e narkoshtetit ju, janë trafikantët, biznesmënet, por në krye jeni ju. E kuptoni apo jo se çfarë ndodh? Pse janë ata njerëz në shesh? Vetëm Gjika me Alinë kanë lëvizur 50 tonë kokainë, të paktën 7 mld euro, a i shihni ju ndërtimet?”, tha ai mes të tjerash në lidhje me protestën që vijon prej 18 ditësh.

Më tej, Berisha iu drejtua socialistëve edhe për dosjen “Aruba”, duke thumbuar edhe deputetin Damian Gjiknuri në distancë:

“Bëj be sa të duash, nuk ta besoj Damian, jo nuk ta besoj, se kam unë fajin”.

Gjithashtu, lideri demokrat vuri në dukje se protesta ka lidhje me skandalet e qeverisë dhe abuzimet e panumërta, teksa Rama ngre saraje.

“Shikoni tani, kush është fashisti, stalinisti, qytetari që u tërhoq zvarrë sikur të mos ishte njeri, e proteston në rrugë, sepse në një dosje të zonës së mbrojtur ka zero transparencë, sepse kërkon inceneratorin dhe s’e gjen kurrë, kërkon të shoh impiantin e ujërave të zeza dhe janë 120 mln euro të zhdukura. Si u bë Rama me saraje 700 e ca metra të gjata më shumë se Presidenti dhe kopshti 8500 metra i gjatë dhe ai zhduket”, vijoi ai.

Gjithashtu, kryedemokrati akuzoi Ramën se po bënte gati arratisjen e Ballukut nga Shqipëria, për ta shpëtuar nga burgosja.

“Belindën po e përgatit për arrati. Cili, cila nga ju ka shoqëruar Belindën në udhëtimin e saj në Greqi me skafe. Kujtoni ju se deti nuk ka sy, edhe deti ka sy. Ua them unë, ai po pret edhe pak që ta arratisë Belindën. Ndaj Skapi partisë nuk e sjell mandatin e dytë të arrestit, sepse ajo po përgatitet të arratiset, ua them unë. Ku e keni Agaçin ju, është arratisur. Ata janë heronjtë e vërtetë, lëvizja e tyre, ai të fshihet (Rama), mos gënjeni shqiptarët, jeni damkosur nga parlamenti Evropian. Nuk është lëvizje antitramp kjo, është për shtetin ligjor, për transparencën, për ligjin ndërkombëtar, s’ka lidhje kjo as me presidentin Trump, as me sionizëm, u përpoq Rama”, përfundoi Berisha.

Seancë Plenare 18 Qershor 2026:

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 11.6.2026.
  2. Njoftime.
  3. Informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit.
  4. Interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
  5. Interpelancë me Zëvendëskryeministren e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
  6. Interpelancë me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
  7. Seancë pyetje – përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.
  8. Projektligji “Për dhënie amnistie”.
  9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
  10. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
  11. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
  12. Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike”.
  13. Projektligji “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.
  14. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
  15. Projektvendimi “Për miratimin e Planit Strategjik të Kuvendit të Shqipërisë 2026 –2030”.
  16. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”.
  17. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Administratën Publike në përbërje të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike”.
  18. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.
  19. Projektvendimi “Për ngritjen e tri nënkomisioneve në përbërje të Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural”.
  20. Projektvendim “Për ngritjen e Nënkomisionit për Integritetin e Informacionit Publik, Dezinformimin dhe Ndërhyrjet e Huaja në përbërje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik”.
  21. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.


Shtuar 18.06.2026 10:55

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş