Egnatia paralajmëron Vllazninë para përballjes, rikthen në vëmendje golin e Elojn Sotës

Egnatia dhe Vllaznia do të përballen nesër në orën 18:30 në Rrogozhinë, në sfidën e vlefshme për javën e 7-të të kampionatit.

Një ditë përpara ndeshjes, kampionët e Superiores kanë zgjedhur t’u kujtojnë shkodranëve një moment të veçantë nga përballjet mes dy skuadrave. Bëhet fjalë për golin e shënuar nga lideri i prapavijës, Elojn Sota, ndaj Vllaznisë në fazën “Final Four” të edicionit 2025-2026.

Të lidhura

None found

Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede ndodhet aktualisht në vendin e 2-të të renditjes, me 15 pikë. Egnatia ka 4 pikë më pak se Teuta kryesuese, ndërsa ka zhvilluar një ndeshje më pak.

Një fitore ndaj kuqebluve do t’i afronte rrogozhinasit në vetëm 1 pikë me skuadrën durrsake.


Shtuar më 17.10.2026 21:39