Egnatia hap rezervimet për përballjen me Midtjylland në “Air Albania” (POSTIMI)

Kanë nisur rezervimet për sfidën e Egnatias kundër skuadrës daneze të Midtjylland, e programuar të zhvillohet këtë të enjte në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:45.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi rrogozhinas përmes një postimi në rrjetet sociale. Tifozët mund të skanojnë barkodin e vendosur në poster ose të përdorin linkun përkatës për të aplikuar dhe siguruar biletat e tyre për ndeshjen.

Të lidhura

None found

Për kampionët e Shqipërisë kjo përbën një moment historik, pasi do të paraqiten për herë të parë në një kompeticion të madh evropian, i treti për nga rëndësia në UEFA. Në vijim, Egnatia do të përballet edhe me Aarhus, Universitatea Craiova, Lincoln Red Imps, Kauno Zalgiris dhe Sparta Paga.


Shtuar më 12.10.2026 13:51