Dinamo do të luajë mbrëmjen e sotme në Slloveni kundër Aluminij, në takimin e parë të raundit të dytë kualifikues të Conference League. Ndeshja është programuar të nisë në orën 20:00.
Të lidhura
None found
Në prag të kësaj përballjeje evropiane nuk u zhvillua konferenca për shtyp e trajnerit të Dinamos, Ilir Daja. Shkak u bë vendimi drastik i gazetarëve sllovenë për të mos qenë të pranishëm në sallë, ndaj tekniku dinamovit nuk doli para mediave.
Skuadra e drejtuar nga Daja mbërrin në këtë fazë pasi realizoi një fitore spektakolare në transfertë ndaj Astanës, me rezultatin 1-4.
