Prokurori thotë se pamjet filmike vërtetojnë planifikimin e vrasjes së rreshterit Muhamet Lika

Shqyrtimi gjyqësor për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, po vijon në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Gjatë fjalës hyrëse, prokurori Ismet Rrahmani tha se provat materiale dhe pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se krimi ishte përgatitur paraprakisht, ndërsa të akuzuarit e kishin ndihmuar autorin e dyshuar para, gjatë dhe pas vrasjes.

Të lidhura

None found

Rrahmani deklaroi se 1 prilli i vitit 2025 kishte filluar si një ditë normale pune për rreshterin Lika. Pasi përfundoi orarin në Kaçanik, rreth orës 22:54, ai u nis për në banesën e tij, por nuk mbërriti asnjëherë atje, pasi, sipas prokurorit, u vra me armë zjarri nga i mituri Rejhan Bela.

Nga shqyrtimi i video-incizimeve të sigurisë, sipas prokurorit, janë përcaktuar personat e përfshirë në këtë rast. Prokuroria pretendon se Rejhan Bela e kreu drejtpërdrejt vrasjen, kurse pesë të pandehurit e tjerë vepruan në bashkëkryerje, duke e ndihmuar atë përpara krimit, në kohën e kryerjes së tij dhe më pas.

Prokurori tha se pamjet filmike, të dhënat e lokacioneve dhe deklaratat e dëshmitarëve do të provojnë se ngjarja nuk ndodhi në mënyrë spontane. Sipas tij, vrasja e rreshterit Lika ishte përfundimi i një përgatitjeje të qëllimshme.

Duke paraqitur rolet që aktakuza ua atribuon të pandehurve, Rrahmani bëri të ditur se Rilind Murati ishte parë bashkë me Rejhan Belën në kohën kur u krye vrasja. Ndërkohë, Vatan Çaka është regjistruar nga kamerat së bashku me Muratin dhe Belën, teksa vëzhgonin vendin e ngjarjes përpara kryerjes së krimit.

Për Edmond Likën, prokurori tha se ai ishte parë me Shkëlqim Kukën duke përcjellë lëvizjet e rreshterit Muhamet Lika pasi ky i fundit doli nga stacioni policor. Sipas Prokurorisë, sapo viktima kaloi pranë tyre, Edmond Lika doli nga vetura “Opel”, e cila ishte pronë e Shkëlqim Kukës, dhe më pas udhëtoi me automjetin e tij “Golf 2” drejt vendit ku ndodhi vrasja.


Shtuar 23.07.2026 11:29

matbetmatbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişkingroyalgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibom